
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Elon Muskun pas njoftimit të këtij të fundit për krijimin e një partie të re politike – “Partia Amerikane”.
Trump e quajti idenë “qesharake” dhe shtoi se një forcë e tretë vetëm sa do të shtonte konfuzion në sistemin dypartiak të SHBA-së.
Musk, i cili më parë ka qenë aleat i ngushtë i Trumpit, tha se partia e tij do të fokusohet fillimisht në garat për Kongresin. Ai ka qenë kritik i vazhdueshëm i politikave që rrisin borxhin federal dhe ka kundërshtuar qasjen e re të administratës për subvencionimin e automjeteve elektrike.
Trump, përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social, u shpreh i zhgënjyer nga drejtimi që ka marrë Musk, duke e quajtur atë një “aksident treni” dhe duke e akuzuar për tendencë të imponojë mandatin për automjetet elektrike – gjë që ai thotë se tashmë është ndalur me ligj.