Trump: Marrëdhënia me Britaninë “kurrë më e fortë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump: Marrëdhënia me Britaninë “kurrë më e fortë”

    Insajderi
    27 January 2017 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja britanike Theresa May dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u takuan në Shtëpinë e Bardhë e më pas dolën para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp.

    May u bë kështu udhëheqësja e parë botërore që takon presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, pas vetëm një jave në Shtëpinë e Bardhë.

    “Marrëdhënia mes nesh nuk ka qenë asnjëherë më e fortë sesa sot”, nënvizuan ata në konferencën e përbashkët për shtyp, që është në të njëjtën kohë edhe e para për presidentin Trump, që nga hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë.

    Ky i fundit nuk kurseu lëvdatat për Britaninë, ndërsa May tha se presidenti amerikan kishte pranuar të vizitonte Londrën në një vizitë shtetërore.

    Kryeministrja britanike ka vulosur kështu aleancën e saj me Donald Trump, me një shtrëngim të përzemërt duarsh, ndërkohë që më herët ajo la nënshkrimin e saj në librin e vizitorëve, pozoi për fotografët bashkë me presidentin amerikan para një busti të Churchill, e vendosi kurora me lule në varrezën kombëtare të Arlingtonit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark