Trump: Marrëveshja Izrael-Hamas i jep fund luftës në Gaza, vizitë zyrtare në Lindjen e Mesme javën e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump: Marrëveshja Izrael-Hamas i jep fund luftës në Gaza, vizitë zyrtare në Lindjen e Mesme javën e ardhshme

    Insajderi
    09 October 2025 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur pas marrëveshjes Izrael-Hamas se i dhanë fund luftës në Gaza, duke shpresuar tashmë në një paqe të qëndrueshme afatgjatë.

    Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bwri gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se javën e ardhshme, ndoshta të hënën ose të martën, do të lirohen edhe pengjet nga Hamasi.

    “Ne e përfunduam luftën në Gaza dhe në një kuptim shumë më të gjerë, krijuam paqe. Unë besoj se kjo do të jetë një paqe e qëndrueshme, shpresojmë një paqe e përjetshme”, the mes të tjerash Trump.

    Presidenti Trump bëri të ditur gjithashtu se shumë shpejt do të niset për një vizitë në Lindjen e Mesme.

    “Ne do të shkojmë në Egjipt ku do të realizojmë një nënshkrim zyrtar”, tha Trump, duke shpjeguar se një nënshkrim ka ndodhur tashmë në emër të tij, por do të bëhet një nënshkrim i ri dhe zyrtar.

    “Nuk do të qëndroj shumë gjatë këtu, pasi do të nisem së shpejti për në Lindjen e Mesme”, theksoi Trump, përcjell A2 CNN.

    Megjithatë, sipas burimeve të BBC, Presidenti amerikan nuk do të vizitojë Gazën gjatë vizitës në Lindjen e Mesme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark