Trump mbron dhëndrin e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump mbron dhëndrin e tij

    Insajderi
    29 May 2017 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump u hodh në mbrojtje të dhëndrit të tij, Jared Kushner, pas raporteve se ky i fundit tentoi të organizonte një linjë sekrete komunikimi me Moskën.

    Në një deklaratë për “New York Times”, Trump vlerësoi punën e mrekullueshme që Kushner po bën.

    “Jared respektohet nga të gjithë dhe po punon për programe që do t’i kursejnë vendit miliarda dollarë. Veç kësaj, dhe mbase akoma më i rëndësishëm është fakti që ai është një njeri shumë i mirë”, deklaroi Trump.

    Por, Presidenti nuk foli drejtpërdrejt për akuzat e bëra ndaj personit me të cilin është martuar vajza e tij e madhe Ivanka. Prej disa ditësh, në media raportohet se Kushner diskutoi krijimin e një kanali sekret komunikimi me ambasadorin rus në dhjetor. “New York Times” dhe “Washington Post” në artikujt e tyre pretendonin se Kushner donte që të përdorte prona ruse për të shmangur përgjimin e diskutimeve me Moskën.

    Në raportime thuhet se Jared Kushner tentoi ta bënte këtë para se Trump të bëhej President, pra kur ishte një qytetar i thjeshtë amerikan. Këto lajme dolën në media pasi u mor vesh se Kushner po shqyrtohej si pjesë e hetimit të FBI-së për përfshirjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Mediat shkruajnë se hetuesit besojnë se ai ka informacione të rëndësishme, por nuk është detyrimisht i dyshuar për ndonjë krim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark