Ish-kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Ben Carson, ka konfirmuar se mbështetja e tij do të shkojë për miliarderin Donald Trump, në garën për president.
Ai i ka bërë këto komente në një konferencë të përbashkët me Trumpin, në Florida.
Carson është tërhequr nga gara javën e kaluar, pasi nuk ka arritur të sigurojë mbështetje të mjaftueshme.
Carson është ish-kandidati i dytë presidencial që mbështet Trumpin, pas guvernatorit të Nju Xhërsit, Chris Christie.
Trump ka thënë sot se nëse zgjidhet president, do të mposhtë grupin militant Shteti Islamik.