Trump mohon përsëri akuzat e autores Carroll për përdhunim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump mohon përsëri akuzat e autores Carroll për përdhunim

    Insajderi
    26 January 2024 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshmia e ish-presidentit Donald Trump në gjyqin kundër tij për shpifje ndaj autores E. Jean Carroll përfundoi pothuajse menjëherë sapo filloi. Zoti Trump përsëriti qëndrimin e tij se pretendimi i zonjës Carroll se ai e kishte përdhunuar atë ishte një sajesë.

    I pyetur nga avokatja e tij Alina Habba në gjykatën e Manhatanit nëse i qëndronte dëshmisë së tij të tetorit 2022 në çështjen e zonjës Carroll, ai u përgjigj: “100% po”.

    Më herët të enjten, avokatët e zonjës Carroll shfaqën video nga dëshmitë e zotit Trump ku ai e quante atë “të sëmurë mendërisht” dhe e kërcënonte se do ta padiste.

    “Është një akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk ka se si të ndodhte”, shprehej zotiTrump.

    Zonja Carroll, 80 vjeç, po kërkon të paktën 10 milionë dollarë dëmshpërblim lidhur me deklaratat e ish-presidentit Trump në qershor 2019, ku ai mohonte se e kishte përdhunuar atë në mes të viteve 1990 në dhomat e provave të një dyqani veshjesh në Manhatan.

    Zoti Trump, 77 vjeç, e ka akuzuar autoren Carroll se e kishte bërë akuzën për të shtuar vëmendjen për shitjen e biografisë së saj.

    Majin e kaluar, një tjetër juri e urdhëroi zotin Trump t’i paguante zonjës Carroll 5 milionë dollarë për një mohim të ngjashëm ndaj akuzave të saj në tetor 2022. Ai po e apelon atë urdhër./VOA/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark