Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se muri kufitar me Meksikën do të financohet nga tatimi prej 20% mbi importet meksikane.
Trump do të kërkojë një taksë prej 20% për mallrat e importuara nga Meksika dhe këto të ardhura do të përdorë për të ndërtuar murin, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Klan Kosova.
Ky plan u bë i ditur, pasi presidenti meksikan anuloi një vizitë në Uashington, pas “përplasjeve” se kush do të paguajë për këtë mur, Amerika apo Meksika.
Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e murit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën për të cilin ka thënë se do të paguajë Meksika.
Por presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto ka deklaruar se Meksika nuk do të paguajë për murin kufitar të Donald Trump.
Ndërtimi i një muri përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet kryesore të Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale./Insajderi.com