Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka lajmëruar të premten që nuk do të publikojë haptas më emrat e vizitorëve të shtëpisë së Bardhë.
Trump nuk do të ndjekë politikën e ish-presidentit Barack Obama, i cili publikonte emrat e shumicës së vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë, e gjithsej kanë qenë 6 milionë emra të publikuar nga Obama, përfshirë këtu edhe lobuesit, shkruan The Washington Post.
Administrata e Trump – e cila ka ngritur dyshime për përkushtim në transparencë – ka thënë që do të lëshojë informacione në rrethana shumë më të limituara.
Sipas kësaj politike të re, do të jetë në duar të Shtëpisë së Bardhë të vendosi se a do të publikojë emrat e vizitorëve të cilët takohen me presidentin, nënkryetarin dhe stafin e lartë.
Dhe pos tjerash Shtëpia e Bardhë thotë që Administrata e Obamës ka lëshuar aq shumë të dhëna sepse ishin të ndjeshme pasi kanë dhënë vetëm një “fasadë të transparencës”.
Lajmërimi i Trumpit është kritikuar ashpër nga grupet vëzhguese të qeverisë.
“E vetmja arsye për këtë politikë është që administrata e Trumpit ka diçka për të fshehur. Ky lloj i mbajtjes së sekreteve do të lejojë donatorët e mëdhenj, lobuesit dhe interesat e veçanta të kenë ndikim të pa ditur nga ne mbi Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë David Donnelly, president i “Every Voice”.
Pos kërkesës të bëhet lëshimi i raporteve të vizitorëve, demokratët dhe vëzhguesit kërkojnë që kjo të zgjerohet edhe në publikimin e vizitave në klubin privat të presidentit në Mar-a-Lago. /Insajderi.com