Trump ndryshon qëndrim lidhur me kolonitë izraelite – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump ndryshon qëndrim lidhur me kolonitë izraelite

    Insajderi
    03 February 2017 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërtimi i kolonive të reja izraelite mund të mos jetë i dobishëm për arritjen e paqes me palestinezët. Kështu u shpreh Shtëpia e Bardhë, komente që bien ndesh me sinjalet e mëparshme të Presidentit Donald Trump, se ai nuk ishte kundër ndërtimeve të reja.

    Megjithatë, sipas administratës amerikane, Presidenti nuk i sheh kolonitë si një pengesë serioze për paqen. Fati këtyre kolonive në bregun e pushtuar perëndimor është një prej çështjeve më të nxehta, për të mos thënë kryesorja mes Izraelit dhe palestinezëve.

    Më shumë se 600 mijë hebrej jetojnë në 140 koloni të ndërtuar që prej vitit 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor. Qeveria izraelite, e cila kishte diferenca të thella me administratën “Obama”, për këtë çështje, u ndje më e fortë me ardhjen  Trump në pushtet dhe lajmëroi ndërtimin e mijëra shtëpive të reja.

    Shtëpia e Bardhë, në një komunikatë mjaft diplomatike, tha se nuk beson se ekzistenca e kolonive pengon paqen, por shtoi se është e mendimit se ndërtimi i shtëpive të reja, apo zgjerimi i kolonive aktuale mund të mos jetë i dobishëm për paqen, njofton tch.

    Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo çështje do të diskutohet mes Trump dhe Netanjahut, kur Kryeministri izraelit të vizitojë Uashingtonin muajin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark