Trump në Davos kërkon uljen e çmimit të naftës: Do të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump në Davos kërkon uljen e çmimit të naftës: Do të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë

    Insajderi
    23 January 2025 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Donald Trump, i cili ka premtuar se do të sigurojë dominimin e energjisë amerikane, po kërkon drejtpërdrejt ndihmë nga prodhuesit e huaj të naftës për të ndihmuar në uljen e çmimeve të energjisë.

    Në fjalimin e parë kryesor të presidencës së tij për liderët globalë të biznesit dhe politikës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trump i bëri thirrje Arabisë Saudite që të rrisë investimet e saj në SHBA në 1 trilion dollarë, por edhe të ulë çmimin e naftës. Sipas tij kjo do të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë, të cilën Rusia e ka financuar pjesërisht me sasinë e madhe të të ardhurave të saj nga nafta.

    “Unë do t’i kërkoj gjithashtu Arabisë Saudite dhe OPEC-ut të ulin koston e naftës, ju duhet ta ulni atë, gjë që sinqerisht, jam i befasuar që nuk e bënë para zgjedhjeve. Kjo nuk tregoi shumë dashuri nga ata që nuk e bënë këtë. Isha pak i befasuar”, tha Trump gjatë fjalimit me video-konferencë në Davos.

    “Nëse çmimi do të ulej, lufta Rusi-Ukrainë do të përfundonte menjëherë. Tani për tani, çmimi është mjaft i lartë sa ajo luftë do të vazhdojë… Ata janë shumë përgjegjës, në një masë të caktuar, për atë që po ndodh”, shtoi presidenti amerikan.

    Çmimi i naftës përcaktohet nga tregjet globale, megjithëse ndikohet nga sasia e naftës së prodhuar nga Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të OPEC-ut. OPEC ka mbështetur çmimet duke kufizuar prodhimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark