Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz dhe presidenti amerikan Donald Trump nënshkruan një marrëveshje mbrojtje me vlerë prej 110 miliardë dollarë sot për të shtuar kapacitetet ushtarake të Arabisë Saudite.
“Kjo paketë me pajisje dhe shërbime mbrojtjëse mbështet sigurinë afatgjatë të Arabisë Saudite dhe rajonin e Gjirit përball kërcënimit Iranian, ndërsa shton aftësinë e Mbretërisë për të kontribuar në operacionet kundër terrorizmit në rajon, duke pakësuar barren mbi ushtrinë amerikane në kryerjen e operacioneve”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Në deklaratë thuhet më tej se marrëveshja do të krijojë mundësi të reja për kompanitë amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme dhe do të mbështesë “dhjetra mijëra” vende të reja pune në industrinë amerikane të mbrojtjes.
E përfshirë në marrëveshje është një premtim prej 6 miliardë dollarësh për ndërtuar 150 helikopterë Blackhawk nga kompania Lockheed Martin në Arabinë Saudite që pritet të rezultojë në krijimin e 450 vendeve pune në Arabinë Saudite.
Më parë Mbreti Salman nderoi presidentin amerikan Donald Trump me medaljen më të lartë civile të mbretërisë sot, gjatë një takimi në Pallatin Mbretëror në Riad
Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Riad të Arabisë Saudite, duke fituar turneun e parë ndërkombëtar si president.
Presidenti dhe Zonja e Parë, Melania Trump u përshëndetën në aeroport nga mbreti saudit Salman Bin Abdulaziz. Mbreti dhe çifti Trump ecën përgjatë tapetit të kuq në një terminal të aeroportit ku folën për disa minuta. Më pas çifti Trump së bashku me mbretin saudit u larguan nga aeroporti në një autokolonë duke u drejtuar për në qytet përgjatë një rruge të boshatisur.