Nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur se do t’i ofrojë një post në qeveri ose një rol këshillues në administratën e tij Elon Musk.
Trump e bëri deklaratën e tij në një intervistë të fundit për “Reuters”, por tha që ky propozim do të kishte vlerë vetëm nëse Elon Musk do ta dëshironte një gjë të tillë.
Musk e ka shfaqur hapur mbështetjen e tij për Donald Trump, madje edhe financoi fushatën e tij.
Megjithatë, Trump ka deklaruar pak kohë më parë se mund të hiqte mbështetjen për 7500 dollarësh ndaj atyre që blinin automjete elektrike dhe kjo gjë do të ishte një goditje ndaj kompanisë Tesla.