Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk dëshiron që një person i varfër të mbajë role ekonomike në administratën e tij, teksa e përdori një tubim në Iowa për ta mbrojtur vendimin e vet për të emëruar njerëz të pasur në kabinetin e tij.
Presidenti amerikan i tha turmës dje në mbrëmje arsyen pse ai emëron njerëz të pasur në kabinetin e tij.
“Dikush më tha pse e emërove një person të pasur në krye të ekonomisë? Është e vërtetë. Dhe Wilbur [sekretari i tregtisë WIlbur Ross] është një person shumë i pasur në krye të tregtisë. Thash: ‘Sepse koka të tilla na duhen”, ka thënë Trump.
“I dua të gjithë njerëzit, të pasur e të varfër, por në këto pozita të veçanta, thjesht nuk e dua një person të varfër. A ka kuptim kjo?” ka thënë ai./Express/