Trump: Obama duhet të kishte kthyer avionin dhe të largohej nga Kuba - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump: Obama duhet të kishte kthyer avionin dhe të largohej nga Kuba

    Insajderi
    21 March 2016 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një takim elektoral në Palm Bic të Floridas, kandidati republikan për president Donald Trump ka dënuar faktin se pse presidenti kubanez, Raul Kastro nuk doli në aeroportin e Havanës për të pritur presidentin Obama.

    “Presidenti Obama u ul në aeroportin e Havanës, dhe kreu i Kubës, i cili pati dalë atje më parë për të pritur Papën dhe zyrtarë të tjerë, nuk doli për të pritur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Sinqerisht, mendoj se Obama duhet të kishte kthyer avionin dhe të largohej që aty. Duhet ta kthente avionin dhe të thoshte “mirupafshim”, ndoshta shihemi pas disa vitesh apo pas disa dekadash”, deklaroi Trump, njofton CNSnews.

    Obama është presidenti i parë amerikan që shkel në tokën kubane pas 88 vjetësh, pra që prej 1928-s, kur republikani Calvin Coolidge mori pjesë në një mbledhje rajonale në Havana. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark