Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Donald Trump i ka ofruar bashkëpunim të plotë kryemininistres britanike Theresa May, pas sulmit terrorist në Parlamentin britanik.
Përmes një deklarate për media thuhet se Trump në një bisedë telefonike me kryeministren May, i ka shprehur ngushëllimet për viktimat.
Trump po ashtu ka ofruar “bashkëpunim dhe mbështetje të plotë të qeverisë amerikane që përgjegjësit e këtij sulmi të dalin para drejtësisë.
Në herët, Sekretar amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka thënë se Uashingtoni dënon “këto akte të tmerrshme të dhunës, pavarësisht nëse ato kryehen nga individë problematic ose nga terroristët”.(rel)