Trump: OKB po e trajton Izraelin në mënyrë “jokorrekte” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump: OKB po e trajton Izraelin në mënyrë “jokorrekte”

    Insajderi
    15 February 2017 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, sot përsëri ka shprehur përkushtim që Irani të mos zhvilloj armatim atomik dhe e ka kritikuar marrëveshjen bërthamore ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

    Mëtutje, duke folur sot në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, zoti Trump, po ashtu, i ka kritikuar deklaratat e Kombeve të Bashkuara dhe të trupave të tjera ndërkombëtare, që sipas tij, Izraelin po e trajtojnë në mënyrë “shumë jokorrekte”.

    Vizita e sotme e zotit Netanyahu në Uashington është e para gjatë presidencës së Donald Trumpit, i cili ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe qeverinë e Netanyahut, e cila ishte përplasur disa herë me politikat e ish-presidentit, Barack Obama.

    Gjatë fushatës zgjedhore, zoti Trump e ka kritikuar marrëveshjen atomike me Iranin, e implementuar në vitin 2016, me të cilën Teherani është obliguar ta kufizoj programin e tij bërthamor në këmbim për tërheqje të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike.

    Nëpërmjet një urdhri ekzekutiv më herët këtë muaj, presidenti Trump ka imponuar sanksione të reja kundër Iranit, njofton rel.

    Trump i tha sot zotit Netanyahu se qeveria e Izraelit duhet “pak të tërhiqet” nga ndërtimi i vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor. Këto ndërtime janë kritikuar nga autoritetet palestineze.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark