×
  • Lajme
  • Lajme

    “Trump pa interes për Kosovën, Grenell skandaloz e një episod i shëmtuar” – Si i gëzohej dikur Donika Gërvalla humbjes së Trump në Amerikë

    Insajderi
    06 November 2024 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter“, kështu deklaronte kryedipomatja, Donika Gërvalla në vitin 2021 për ish-emisarin special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenel.

    Por, që tashmë me rezultatet e fundit të zgjedhjeve në ShBA është vulosur edhe rikthimi i Grernell dhe fitorja e Trump.

    Atij i duhen vetëm edhe 3 vota elektorale apo fitorja në një shtet ku i merr të gjitha votat elektorale për t’a bërë fakt kthimin në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit të ardhshëm. 

    Urimet për Trump si president kanë ardhur nga të gjitha anët e botës. Në Kosovë nga liderët, u urua vetëm nga Presidentja. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe as kryeministri ende nuk kanë reaguar.

    Por, deri atëherë rikthejmë një postim se çka thoshte Gërvalla për Trump

    Në vitin 2021, Gërvalla i ishte gëzuar humbjes se Trump. Ajo kishte shkruar në një postim në “Facebook” se Trump dhe Grenell, nuk janë të interesuar për Kosovën.

    Gërvalla, madje e ka cilësuar atë si ambasador skandaloz.

    Në Gjermani Grenelli ka qenë një ambassador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i derguar i presidentit amerikan në Kosovë. Qytetarët amerikan i kanë larguar tashmë që të dy nga postet e tire të larta. Të dy kanë tentuar më pas që zgjedhjet e lira në Amerikë të mos i pranojnë duke i quajtuar të manipuluara, gënjeshtra këto që kulmuan në sulmin e armatosur ndaj Kapitolit duke i shfaqur botës ndër imazhet m ë të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë nga Amerika.

    “As Trumpi dhe as Grenelli nuk janë interesuar asnjë here for Kosovën, ata interesohen vetëm per veten e tyre. Për fat të mirë, Grenelli mbetet vetëm një episode i shkurtër dhe i shëmtuar për vendin tonë“, shkruante ajo.

    Ajo po ashtu në këtë postim, Grenellin e kishte quajtur kapitull të së kaluarës.

    Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një capitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter. Zoti i ka bekuar Amerikën dhe Kosovën dhe miqësinë e tire të përhershme, shkroi ajo në vitin 2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark