Trump pa përkrahje nga republikanëve, pasi insiston që Obama e themeloi IS-in - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump pa përkrahje nga republikanëve, pasi insiston që Obama e themeloi IS-in

    Insajderi
    12 August 2016 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetëra republikanë të zemëruar në SHBA kanë mbledhur nënshkrimet më 11 gusht në një letër dërguar liderëve të partisë duke iu kërkuar atyre që të mos e ndihmojnë më kandidatin republikan për president, Donald Trump.

    Ata duan që partia më mirë të përqëndrojë burimet financiare të partisë në mbrojtjen e kandidatëve republikanë për kongres që e kanë vështirë të fitojnë.

    Letra është zbuluar nga mediat amerikane pasi Trump ka vazhduar të insistojë në deklarimin e tij se presidenti aktual, Barack Obama është themeluesi i organizatës terroriste, Shteti Islamik.

    “Qeveria e jonë nuk është duke na ofruar mbrojtje të mirë. Qeveria jonë e ka lëshar ISIS-in. Unë e quaj Presidentin Obama dhe Hillary Clintonin si themelues të ISIS-it”,ka thënë Trump.

    Ai, gjatë një mitingu mbrëmë në Florida ka thënë se rivalja e tij dhe Obama janë edhe “lojtarët më të vlefshëm” të Shtetit Islamik.

    “ISIS do i ndaj Hillary Clintonit çmimin e lojtarit më të vlefshëm. Garuesi i vetëm për këtë është Barack Obama. Por, ISIS po shpreson që Clinton të fitojë”, ka thënë Trump në Florida.

    Mirëpo, sondazhet e fundit tregojnë se Trump po humbet përkrahjen e grave dhe segmenteve të tjera të partisë republikane.

    Një draft i letrës së republikanëve që raportohet të ketë 70 nënshkrime, paralajmërojnë se sjelljet “përçarëse, mungesa e kompetencës, mungesa e maturisë dhe mungesa e madhe e popullaritetit mund t’i kthejnë zgjedhjet në fitore plebishitare për demokratët”.

    Trump ndërkaq nuk ka treguar asnjë shenj se do të ndalet apo nëse do të ndryshojë fushatën e tij. Gjatë një interviste për një televizion amerikan ai e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të ndryshojë fjalorin duke thënë se “do të vazhdojë të bëjë atë që jam duke e bërë tani”.

    Dhe derisa liderët e republikanëve janë të alarmuar me Trumpin, Clinton ka sulmuar ato që i ka quajtur “idetë Trumpiane të çuditshme” që në përgjithësi janë refuzuar nga të dy partitë.

    “Duke u mbështetur në atë që e dimë nga fushata e Trump, ai dëshiron që Amerika të punojë për të dhe miqtë e tij, në kurriz të të gjithë tjerëve”, ka thënë Clinton në Michigan.

    Ajo e ka përsëritur edhe kundërshtimin e saj të fuqishmë për marrëveshjen tregtare të Partneritetit të Trans-Paqësorit, duke thënë se “e kundërshtojë tani, do e kundërshtojë pas zgjedhjeve dhe do e kundërshtoj edhe si president”.

    Clinton e ka mbështetur këtë partneritet gjatë kohës sa ishte Sekretare e Shtetit në mandatin e parë të Obamës si president, por gjatë vitit të kaluar e ka tërhequr mbështetjen e saj për këtë marrëveshje. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark