Trump paralajmëron “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë” para takimeve me Zelensky dhe udhëheqësit evropianë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump paralajmëron “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë” para takimeve me Zelensky dhe udhëheqësit evropianë

    Insajderi
    18 August 2025 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur ditën e sotme një “ditë të madhe në Shtëpinë e Bardhë”, përpara takimeve të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa udhëheqës evropianë, shkruan CNN, përcjel lnsajderi.

    “Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë udhëheqës evropianë njëkohësisht. Një nder i madh për Amerikën!!! Le të shohim çfarë rezultate do të kemi,” shkroi presidenti në rrjetin Truth Social.

    Sipas deklaratave të fundit, Trump ka theksuar se Zelensky duhet të pranojë disa nga kushtet e Rusisë — përfshirë dhënien e Krimesë dhe angazhimin që Ukraina të mos anëtarësohet kurrë në NATO — për të përfunduar luftën.

    Në samitin e kaluar me Trump, presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord për garantime sigurie për Ukrainën dhe disa lëshime për kërkesat e tij territoriale si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, tha për CNN përfaqësuesi amerikan Steve Witkoff. Megjithatë, Rusia ende nuk ka përmendur këto marrëveshje, dhe Zelensky ka sugjeruar se garantimet e tilla duhet të jenë më të forta se ato që “nuk funksionuan” më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark