Trump pas takimit me Netanyahun: Marrëveshja e paqes është shumë afër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump pas takimit me Netanyahun: Marrëveshja e paqes është shumë afër

    Insajderi
    29 September 2025 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje paqeje për Lindjen e Mesme është “shumë afër”, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

    Trump tha se ka bashkëpunuar ngushtë me Netanyahun për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në rajon, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

    “Kjo është potencialisht një nga ditët më të mëdha ndonjëherë në historinë e qytetërimit”, u shpreh ai, duke e quajtur ditën e sotme “historike për paqen”.

    Presidenti amerikan bëri të ditur se ai dhe Netanyahu sapo kishin përfunduar një takim të rëndësishëm, ku në qendër të diskutimit ishte përfundimi i luftës në Gaza. Sipas Trump, është bërë një progres i madh drejt paqes, dhe tashmë plani është formalizuar me 21 parime kryesore.

    “Po publikojmë formalisht planin e paqes me 21 parime, i cili, duhet ta them, është pritur me shumë pozitivitet,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark