Trump pas takimit me udhëheqësit myslimanë: Do t'i japim fund luftës në Gaza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump pas takimit me udhëheqësit myslimanë: Do t’i japim fund luftës në Gaza

    Insajderi
    24 September 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi dje një takim me liderët e botës arabe dhe myslimane në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ku u diskutua për përfundimin e luftës në Gaza.

    Lideri amerikan u tha më parë gazetarëve se ky ishte takimi më i rëndësishëm për të, sepse, siç u shpreh, “do të përfundojë diçka që ndoshta nuk është dashur të kishte nisur kurrë”.

    “Duam ta përfundojmë luftën në Gaza. Do ta përfundojmë. Ndoshta mund ta përfundojmë menjëherë”, theksoi ai.

    Në takim morën pjesë liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit.

    Trump deklaroi se në takim ishin “të gjithë lojtarët e mëdhenj përveç Izraelit, por që ai do të jetë i radhës”, duke iu referuar një takimi të planifikuar për javën e ardhshme me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e përshkroi takimin me Trumpin si “shumë frytdhënës”. Erdogan tha se do të publikohet një deklaratë e përbashkët nga takimi dhe se ishte “i kënaqur” me rezultatet, por nuk dha më shumë detaje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark