Trump pasi i vendosi tarifë Kandasë: Pa ne s’ekziston, duhet të bëhet shteti ynë i 51-të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump pasi i vendosi tarifë Kandasë: Pa ne s’ekziston, duhet të bëhet shteti ynë i 51-të

    Insajderi
    02 February 2025 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump e ka përsëritur idenë që Kanadaja t’i bashkohet SHBA-së pasi ia vendosi një tarifë tregtare prej 25% fqinjit verior, raportojnë mediat ndërkombëtare.

    Ai shkroi sërish sot se “Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51-të”.

    “Ne paguajmë qindra miliarda dollarë për ta SUBVENCIONUAR Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye. Ne nuk kemi nevojë për asgjë që ata kanë”, shkroi Trump ndër tjerash në platformën e tij, “Truth Social”.

    Pa subvencionimin nga SHBA-ja, Trump tha se “Kanadaja pushon së ekzistuari”.

    “Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – DHE JO TARIFA!”, shkroi ai.

    Kanadaja, ndërkohë është në mes të një krize politike. Vendi që sapo ka parë dorëheqjen e kryeministrit Justin Trudeau, i detyrohet shumë fqinjit të tij të zhurmshëm në jug.

    Tafira e vendosur së fundmi konsiderohet si fatkeqësi për Kanadanë, e cila eksporton në Shtetet e Bashkuara 75% të asaj që prodhon çdo vit.

    Trump më herët kishte shpërndarë së fundmi edhe një hartë me Kanadanë si pjesë të SHBA-së. Ai pretendon se “shumë njerëzve” në Kanada u pëlqen kjo ide.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark