Trump pasi premtoi përfundimin e luftës në Ukrainë: Epo, e thashë në mënyrë figurative, ishte me shaka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump pasi premtoi përfundimin e luftës në Ukrainë: Epo, e thashë në mënyrë figurative, ishte me shaka

    Insajderi
    25 April 2025 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sqaruar deklaratën e tij të mëparshme se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë “brenda ditës së parë” të kthimit në pushtet, duke thënë se ajo ishte një mënyrë figurative e të shprehurit dhe jo një premtim konkret, përcjell Insajderi.

    Në një intervistë për revistën “Time”, Trump u pyet drejtpërdrejt për këtë pretendim, ai u përgjigj “E thashë në mënyrë figurative, dhe e thashë si një ekzagjerim, për të theksuar një pikë. Dhe, siç e dini, natyrisht që më pas shpërndahet nga lajmet e rreme. Është e qartë që njerëzit e dinë se kur e thashë atë, ishte me shaka, por gjithashtu u tha se do të përfundonte.”

    Në të njëjtën intervistë, Trump ka komentuar edhe mbi çështjen e Krimesë, duke thënë se gadishulli i aneksuar nga Rusia në vitin 2014 “do të qëndrojë me Rusinë”, një deklaratë që pritet të ngjallë reagime të shumta në arenën ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark