Trump përmend Kosovën e Serbinë në samitin e NATO's në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump përmend Kosovën e Serbinë në samitin e NATO’s në Hagë

    Insajderi
    25 June 2025 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij pas samitit të NATO-s në Hagë të Holandës.

    Duke folur për një telefonatë që ka pasë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Trump tha se javët e fundit është marrë edhe me konflikte të tjera, duke përmendur këtu edhe Kosovën e Serbinë.

    “Më telefonoi [Putini] para disa ditësh, më tha: a mund të të ndihmoj me Iranin? I thashë: jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse, e di, në javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj që të premten po vijnë Kongo dhe Ruanda. Ka pasur një luftë të egër atje”, tha Trump.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark