Trump përsërit thirrjet për armëpushim në Gaza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump përsërit thirrjet për armëpushim në Gaza

    Insajderi
    29 June 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump duket se e ka rikthyer fokusin mbi luftën e Izraelit në Gaza.

    Ai ka përsëritur thirrjet për një marrëveshje armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit.

    Duke postuar në Truth Social të dielën në mëngjes, Trump shkroi: “BËNI MARRËVESHJEN NË GAZA. KTHENI PENGJET!!!”

    Trump tha të premten se ai beson që është e mundur që një armëpushim të arrihet brenda një jave, pavarësisht bombardimeve intensive nga ushtria izraelite dhe sulmeve vdekjeprurëse të vazhdueshme izraelite ndaj civilëve palestinezë, shkruan The Guardian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark