Trump planifikon të telefonojë Putinin pas bisedimeve me Zelenskyn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump planifikon të telefonojë Putinin pas bisedimeve me Zelenskyn

    Insajderi
    18 August 2025 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të telefonojë udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe partnerët evropianë në Shtëpinë e Bardhë.

    “Sapo fola me presidentin Putin në mënyrë indirekte dhe do të kemi një telefonatë menjëherë pas këtyre takimeve sot”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

    Nëse nuk kemi një takim trepalësh, atëherë luftimet vazhdojnë. Dhe nëse e bëjmë, kemi një shans të mirë. Ai pret telefonatën time kur të mbarojmë me këtë takim”, theksoi presidenti amerikan.

    I pyetur se çfarë do t’u thoshte ukrainasve që vuajnë nga sulmet ruse, Trump tha se njeh shumë ukrainas dhe ata janë njerëz të mrekullueshëm.

    “Ata janë të zgjuar, janë energjikë. Ata e duan vendin e tyre dhe ne duam ta përfundojmë këtë luftë dhe kjo është e gjitha që mund të bëj. Unë e dua popullin ukrainas, por i dua të gjithë njerëzit, e dua popullin rus. I dua të gjithë. Dua që lufta të ndalet”, tha Trump.

    Ai ka komentuar gjithashtu mbi garancitë e mundshme të sigurisë së SHBA-së për Ukrainën, duke përfshirë vendosjen e mundshme të trupave amerikane, të cilat ai as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark