Trump po e mendon ta përdorë ushtrinë që të sulmojë objektet bërthamore të Iranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trump po e mendon ta përdorë ushtrinë që të sulmojë objektet bërthamore të Iranit

    Insajderi
    17 June 2025 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump po bëhet gjithnjë e më i bindur ndaj përdorimit të aseteve ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane dhe po heziton ndaj idesë së një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në përshkallëzim.

    Kështu raporton CNN me burime, duke thënë se qëndrimi i ri, më agresiv përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në të menduarit e Trump.

    Megjithatë, këto burime thanë se Trump mbetet i hapur për një zgjidhje diplomatike – nëse Irani bën lëshime të mëdha.

    Gjatë fundjavës dhe deri të hënën, diskutimet midis zyrtarëve të administratës Trump vazhduan të përqendroheshin në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje diplomatike. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark