Trump: Politika e jashtme e Obamës “katastrofë totale” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump: Politika e jashtme e Obamës “katastrofë totale”

    Insajderi
    27 April 2016 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump ka mbajtur një fjalim për politikën e tij të jashtme, nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.

    Trump, favorit për nominimin e Partisë Republikane në garën presidenciale 2016, ka thënë se do të ndjekë politikën: “Amerika në vend të parë”.

    “Politika ime e jashtme do t’i vë interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane mbi të gjitha. Ky do të jetë themeli i çdo vendimi që do të marr”, ka thënë Trump.

    Ai ka thënë se politika e jashtme e presidentit aktual, Barack Obama, është “katastrofë totale” dhe se “nuk ka vizion, nuk ka qëllim, nuk ka drejtim, nuk ka strategji”.

    Trump ka thënë se do të dobësonte grupin militant Shteti Islamik duke i ndërprerë qasjen në naftë.

    Ai po ashtu ka thënë se mbështet torturën me ujë dhe metoda të tjera të rënda të marrjes në pyetje kundër Shtetit Islamik.

    Trump ka bërë thirrje për rivlerësimin e marrëdhënieve me disa aleatë të ngushtë të Uashingtonit.

    “Aleatët tanë nuk janë duke bërë pjesën e tyre të punës. Ata duhet të kontribuojnë në kostot financiare, politike dhe njerëzore. Por, shumë prej tyre thjesht nuk e bëjnë”, ka thënë Trump, duke premtuar se do të përmirësojë lidhjet me Rusinë dhe Kinën./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark