Në prag të përfundimit të votimeve në 5 shtete, kandidati republikan Donald Trump mund të marrë një hap gjigant dhe të sigurt të nominimit për president në SHBA.
Nëse trump do të fitojë në Florida dhe Ohio ai do të intesifikojë presionin e tij ndaj rivalëve të partisë për t’u tërhequr nga gara.
Sot Amerika voton në Florida, Ohio, Illinois, North Carolina dhe Misuri, ndërsa Trump është në ‘pole position’ për t’u bërë kandidati zyrtar.
Nga sondazhet e opinionit publik në Florida, Trump ka një avantazh të madh ndaj Rubios, Kasich apo senatori Ted Cruz.