Trump pranon ofertën e Putin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump pranon ofertën e Putin

    Insajderi
    06 October 2025 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kremlini ka mirëpritur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen me një vit të marrëveshjes bërthamore New START, e cila pritet të përfundojë më 5 shkurt 2026.

    Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh optimist për pranimin e propozimit nga SHBA.

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të pranojë kërkesën e liderit rus Vladimir Putin për të shtyrë me një vit marrëveshjen bërthamore.

    “Më duket një ide e mirë,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ofertën e Putinit.

    Marrëveshja New START, e nënshkruar në vitin 2010, kufizon SHBA-në dhe Rusinë në 1,550 koka bërthamore dhe 800 raketa balistike e bombardues të rëndë, përfshirë një sistem të përbashkët verifikimi. Megjithatë, inspektimet janë pezulluar që prej dy vitesh, pasi Moska ndaloi pjesëmarrjen e saj pas nisjes së luftës në Ukrainë.

    Këtë vit, Presidenti Trump është shprehur se dëshiron të hapë bisedime për denuklearizim jo vetëm me Moskën, por edhe me Pekinin. Ai ka kërkuar gjithashtu nga Pentagoni zhvillimin e një sistemi të ri mbrojtjeje raketore të quajtur “Golden Dome”, si pjesë e strategjisë për forcimin e sigurisë kombëtare amerikane.

    Megjithëse ekziston mundësia për zgjatjen e marrëveshjes bërthamore, tensionet midis SHBA-së dhe Rusisë mbeten të larta. Putin paralajmëroi se dërgimi i raketave amerikane Tomahawk në Ukrainë do të shkatërronte marrëdhëniet me Uashingtonin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark