“Trump pret me padurim të vizitojë Kinën” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Trump pret me padurim të vizitojë Kinën”

    Insajderi
    19 March 2017 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i tha presidentit kinez Xi Jinping se homologu i tij amerikan Donald Trump po pret me padurim të vizitojë Kinën dhe të përmirësojë mirëkuptimin mes dy shteteve.

    Tillerson u takua me udhëheqësin kinez në Pekin, në “Hollin e Madh” të popullit, në fund të turneut të tij në lindje të Azisë. Presidenti Xi, në krahun tjetër, tha se ishte i lumtur që kishte parë mjaft progres në takimet e krye diplomatit amerikan.

    “Ju thatë se mërrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të jenë vetëm miqësore dhe unë e vlerësoj këtë”, deklaroi presidenti kinez, i cili shtoi se kishte folur disa herë me Donald Trumpin dhe se të dy presin një epokë të re zhvillimi konstruktiv.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Tillerson, duke konfirmuar bisedat tha se presidenti Trump i vlerëson shumë këto komunikime. Por në takim nuk u përmendën çështje problematike, si programi bërthamor i Koresë së Veriut; statusi i Tajvanit, që Kina e konsideron territorin e saj; dhe as militarizimi i ishujve në detin e Kinës Jugore.

    Sipas ekspertëve, mirësjellja në takime dhe vlerësimi reciprok nuk eliminojnë problemet, por minimalisht krijojnë terrenin e përbashkët për t’i zgjidhur ato.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark