Presidenti amerikan Donald Trump ka “goditur” Meksikën pasi presidenti i këtij vendi anuloi vizitën e tij në ShBA.
Trump ka thënë se takimi me Enrique Pena Nieto do të ishte “i padobishëm” nëse Meksika nuk e trajton ShBA-të “me respekt” dhe të paguaj për murin kufitar, njofton BBC.
Tensionimi diplomatik mes dy vendeve vjen pasi kongresi amerikan njoftoi se do të procedojë me planin për ndërtimin e murit, që pritet të kushtojë prej 12 deri në 15 miliardë dollar.
Trump ka thënë se për anulimin e takimit janë pajtuar të dy palët./Insajderi.com