Trump: SHBA duhet ta marrë Gazën dhe ta kthejë në një ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump: SHBA duhet ta marrë Gazën dhe ta kthejë në një …

    Insajderi
    16 May 2025 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rripi i Gazës duhet të kthehet në atë që ai e quajti një “zonë e lirë” e kontrolluar nga SHBA, megjithëse specifikat në propozimin e tij mbeten të paqarta.

    “Unë kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira, bëjeni atë një zonë të lirë, lërini Shtetet e Bashkuara të përfshihen dhe ta bëjnë atë vetëm një zonë lirie. Keni një zonë të vërtetë lirie, sepse duket se Gazës, çdo herë, çdo 10 vjet, i ndodh dhe më shumë se kaq”, tha Trump.

    “Në të vërtetë ndodh gjatë gjithë kohës. Nuk zgjidhet problemi i Gazës”, shtoi ai.

    Trump tha se “nëse është e nevojshme, mendon se do të ishte krenar që SHBA ta marrë atë dhe ta bëjë një zonë të lirë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark