Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bashkëpunojnë më shumë rreth shqetësimeve të përbashkët, e veçanërisht kundër terrorizmit.
Në një intervistë për gazetën ‘New York Times’ ka thënë se Uashingtoni dhe Moska duhet të punojnë më mirë së bashku, e më së shumti në luftën që është duke u zhvilluar në Siri.
“Duhet ta përfundojmë atë çmenduri që po vazhdon në Siri”, ka thënë ai.
Moska ka mbështetur regjimin e Sirisë në luftën kundër kryengritësve, por Uashingtoni ka përkrahur rebelët më të moderuar, dhe do që presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, të largohet, ka deklaruar Trump.