Pak pasi Donald Trump u vendos në zyrë si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, të gjithë ambasadorët politik të SHBA-ve të emëruar nga administrata Obama nëpër botë, u pushuan nga detyra.
Trump kishte kërkuar që çdo ambasador i SHBA-së në të gjitha vendet e botës, të cilët ishin emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama, të largoheshin nga zyrat e tyre nga mesdita e 20 janarit.
Ekipi i tij i tranzicionit kishte thënë më 23 dhjetor se nuk do të ketë “përjashtime” për ambasadorët që kërkojnë të zgjasin postet e tyre pas ditës së Inaugurimit, në kontrast me presidentët e tjerë, madje edhe për ambasadorët që kanë fëmijë të vegjël.
Është politikë e përbashkët, megjithatë, që ambasadorët e emëruar politikisht të japin dorëheqjen në fillim të administratës së re. Është më pak e zakonshme që të mos ketë asnjë zëvendësim në pritje.
Kështu, deri në 80 ambasadorë janë shkarkuar në të njëjtën kohë.
Ky veprim kërcënon lënien e shumë vendeve pa të dërguar të Senatit për muaj të tërë – madje edhe në disa vende me të cilat SHBA-të kanë marrëdhënie të ndjeshme. /Insajderi.com