Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, para fotografisë në grup gjatë samitit të NATO-s, ditën e djeshme në Bruksel të Belgjikës është sjellë në mënyrë aspak etike.
Trump shtyn Kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic për të dalë vetë i pari. Më pas sistemon xhaketën dhe pozon me krenari, pavarësisht vështrimeve kritike të liderëve botërorë. Videoja ka bërë xhiron e botës dhe njerëzit janë shprehur mjaft kritikë për veprimin e tij të pasjellshëm.