Trump sulmon Gjermaninë për suficitin tregtar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump sulmon Gjermaninë për suficitin tregtar

    Insajderi
    26 May 2017 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediet gjermane raportuan të premten se, presidenti amerikan Donald Trump kishte sulmuar politikat gjermane gjatë takimit të zhvilluar me krerët e BE-së, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker.

    “Suddeutsche Zeitung” sugjeroi se numrin një të Uashingtonit e bezdiste fuqia ekonomike gjermane dhe se gjatë takimit e kishte quajtur si shumë të keq suficitin tregtar të Gjermanisë.

    Edhe “Spiegel Online”, që citon burime që gjendeshin në takim, thotë se presidenti amerikan i kishte cilësuar si shumë të këqinj gjermanët. Sipas medieve, Trump kishte sinjalizuar se do të kufizonte shitjet e automjeteve gjermane në SHBA.

    Raportimet në media kanë nxitur reagimet e zyrtarëve gjermanë, që kanë nxituar të mbrojnë suficitin tregtar të vendit. I pari që reagoi ishte zëdhënësi i qeverisë, Georg Streiter, shkruan Tch.

    “Suficiti tregtar nuk është ai i mirë dhe as i keq. Ai është rezultat i bashkëveprimit të furnizimeve dhe kërkesës në tregjet globale. Ai ka të bëjë me faktorë që nuk ndikohen drejtpërdrejt nga politikat fiskale dhe ekonomike të Gjermanisë”, tha Georg Streiter.

    Nuk munguan komentet as nga numri një i industrisë së automobilëve në Gjermani, Kay Lindeman.

    “Nuk ka arsye përse SHBA të mos bëjnë përpjekje nga ana e tyre për të reduktuar suficitin, duke u bërë më konkurrues përmes rritjes së prodhimit. Ka shumë mënyra për ta bërë, por proteksionizmi nuk është zgjidhje”, tha Kay Lindeman, shefi i industrisë së automobilëve.

    Ndërkohë, presidenti i Komisionit Europian u përpoq të zbuste situatën, duke thënë se komentet e Trumpit ndaj Gjermanisë nuk kishin qenë agresive. Sipas tij, raportimet e medieve ishin të ekzagjeruara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark