Trump: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt do të ndodhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt do të ndodhë

    Insajderi
    25 July 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyy, do të zhvillojnë një takim ballë për ballë dhe shprehu keqardhje që kjo akoma nuk ka ndodhur ende.

    Trump u pyet nga një gazetar se çfarë do të nevojitej që ky takim të realizohej, ndoshta me praninë e tij.

    “Do të ndodhë, por duhet të kishte ndodhur tre muaj më parë. Do të ndodhë”, tha Trump teksa po përgatitej të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Skoci.

    Sot më herët, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do të punojë për të sjellë së bashku Trumpin dhe Putinin në Stamboll, si pjesë e negociatave të vazhdueshme për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

    “Këtë javë, duke zhvilluar bisedime me Putinin dhe Trumpin, do të përpiqemi të shohim nëse mund t’i sjellim këta liderë së bashku në Stamboll,” u tha Erdogan gazetarëve pas faljes së së premtes në Stamboll.

    Të mërkurën, Moska dhe Kievi zhvilluan raundin e tretë të bisedimeve në Stamboll. Palët shkëmbyen propozime për zhvillimin e mëtejshëm të procesit të paqes, ndërsa Kievi propozoi një samit të liderëve në fund të gushtit.

    Kremlini ka deklaruar se një takim midis Putinit dhe Zelenskyt është i mundur vetëm për finalizimin e një marrëveshjeje paqeje. /AA/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark