Trump: Të pranohet aneksimi i Krimesë nëse përmirësohen raportet me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump: Të pranohet aneksimi i Krimesë nëse përmirësohen raportet me Rusinë

    Insajderi
    31 July 2016 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar që SHBA duhet “të pranojnë aneksimin e Krimesë nëse kjo do të thoshte marrëdhënie më të mira me Moskën dhe e forcon bashkëpunimin në luftën kundër militantëve të të ashtuquajturit shtet Islamik të Irakut dhe Levantit”

    Në një intervistë për televizionin ABC Trump tha se “qytetarët e Krimesë më me dëshirë do të ishin pjesë e Rusisë”.

    Deklaratat e tij janë në kundërshtim me administratën e presidentit aktual Barack Obama, e cila dy vjet më parë i ka vënë sanksione ekonomike Rusisë pikërisht për shkak të aneksimit të Krimesë.

    Kombet e Bashkuara nuk duan që shtetet ta njohin Krimenë si pjesë të Rusisë, kurse një pjesë e republikanëve të njohur kanë kundërshtuar fuqishëm aneksimin, duke e quajtur agresion rus, njofton Associated Press.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark