Trump thotë se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Rusisë do të përmirësohen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump thotë se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Rusisë do të përmirësohen

    Insajderi
    13 April 2017 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot në rrjetin Twitter e ka pulbikuar një vlerësim optimist për raportet me Rusinë në afat të gjatë, duke thënë se “gjërat do të funksionojnë mirë ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë”.

    “Në kohën e duhur secili do të arrijë në ndërgjegjësimin e vet dhe do të ketë paqe të qëndrueshme”, ka shkruar, po ashtu, Trump.

    Ky postim u bë më pak se 24 orë pasi presidenti Trump tha se udhëtimi i sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, në Moskë, ka shkuar “mjaft mirë” dhe “ndoshta më mirë se që është pritur”, por se raportet SHBA-Rusi “ndoshta janë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave”.

    Në komentet e tij dje në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump është shprehur se do të ishte “fantastike” sikur të dy shtetet të afroheshin, por ka tërhequr vërejtjen se “mund të ndodhë e kundërta”.

    Lavdërimet e zotit Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe për bashkëpunim më të mirë, i patën shtuar pritjet në Moskë për përmirësim të marrëdhënieve, pasi Trump u inaugurua në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, por tensionet kanë vazhduar.(rel)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark