Trump thotë se marrëveshja për Gazën po vjen: Sulmet ndaj Iranit ndihmuan, treguan forcë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump thotë se marrëveshja për Gazën po vjen: Sulmet ndaj Iranit ndihmuan, treguan forcë

    Insajderi
    25 June 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit mund të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje për luftën në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit.

    Gjatë një fjalimi nga Haga, Trump gjithashtu njoftoi se është “shumë afër” përmbylljes së një marrëveshjeje për këtë konflikt.

    “Mendoj se po bëhet një përparim i madh në Gaza. Falë sulmit që kryem, besoj se do të kemi lajme shumë të mira”, tha ai për gazetarët gjatë samitit të NATO-s.

    “Mendoj se ky veprim ndihmoi – tregoi shumë forcë. Por edhe para këtij veprimi, ishim shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për Gazën”, shtoi Trump, duke iu referuar sulmeve në objektet bërthamore të Iranit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark