Trump thotë se shpreson se Clinton “do të jetë mirë së shpejti” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump thotë se shpreson se Clinton “do të jetë mirë së shpejti”

    Insajderi
    12 September 2016 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Diçka po ndodhë, por unë vetëm shpresoj se ajo do të jetë mirë dhe do të ktheher në garë dhe ne do ta shohim atë në debat”, tha Trump në një intervistë telefonike për rrjetin Fox News.

    Trump, 70 vjeçar, një majnat i patundshmërive, tha se ai e kishte pasur një kontroll mjekësor javën e kaluar dhe do t’i publikoj detajet, pasi t’i ketë marrë rezultatet e testeve, raporton AFP nga Uashingtoni.

    “Mendoj se ato do të jenë të mira. Ndjehem shumë mirë, por kur numrat të arrijnë, unë do të publikoj numra shumë specifik”, tha Trump.

    Dy media amerikane kanë raportuar sot herët në mëngjes, se anëtarët e fushatës së Donald Trumpit kanë marrë urdhër që të tregojnë respekt për sëmundjen e rivales Hillary Clinton, dhe të mos postojnë asgjë për këtë çështje në mediat sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark