Trump për një kohë të gjatë ka sygjeruar se Clinton dëshiron që të heq Amandamentin e Dytë dhe tua marrë të drejtën aemrikanëve që të kenë armë.
“Mendoj se truprojat e saj duhet të mos përdorin armë. Ata duhet të çarmatosen apo jo?”, ka pyetur Trump, mbështetësit e tij në një tubim në Miami.
“Le t’i largojnë armët, ajo nuk i do armët”, ka shtuar tutje ai.
Zëdhënësi i Clinton, Robby Mook, ka thënë se Trump “ka një mënyrë se ssi t’i nxisë njerëzit drejt dhunës. Ose e bën duke provokuar njerëzit gjatë një tubimi, ose e bënë rastësisht se si në shaka. Kjo është një cilësi e papranueshme për dikë që dëshiron të bëhet president”, ka thënë ai. /REL