Trump vendos taksë 25% për produktet e BE-së, reagon presidenti i Polonisë: BE nuk është formuar për të hequr qafe askënd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump vendos taksë 25% për produktet e BE-së, reagon presidenti i Polonisë: BE nuk është formuar për të hequr qafe askënd

    Insajderi
    27 February 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri polak, Donald Tusk, është përgjigjur ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, se Bashkimi Evropian është formuar për t’i hequr “qafe” amerikanët.

    Në një postim në rrjetin social X, Tusk tha se askush në Bashkimin Evropian nuk e shikon politikën në këtë mënyrë.

    “Bashkimi Evropian nuk është formuar për të hequr qafe askënd. Krejt e kundërta. Ai është themeluar për të ruajtur paqen, për të ndërtuar respekt midis popujve tanë, për të krijuar tregti të lirë dhe të drejtë, si dhe për të forcuar miqësinë tonë transatlantike. Kaq e thjeshtë,” tha Tusk.

    Të mërkurën, presidenti amerikan tha se ShBA-ja do të vendos tarifa për të gjitha produktet e vendeve të BE-së, duke theksuar se, sipas tij, BE-ja u themelua me qëllim të minimit të fuqisë ekonomike amerikane.

    I pyetur për tarifat e mundshme hakmarrëse nga BE për mallrat amerikane, presidenti amerikan tha se nuk është i shqetësuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark