Trump zotohet të anulojë Marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump zotohet të anulojë Marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor

    Insajderi
    22 November 2016 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar se do të tërhiqet nga një marrëveshje kundërthënëse e tregtisë në ditën e parë në zyrë.

    Njoftimi, i bërë përmes një porosie në video të publikuar më 21 nëntor, ishte një prej deklaratave më të qarta për qëllimet e tij që të zhbëjë një marrëveshje të arritur ndërmjet 12 shteteve, që u bë një prej temave qendrore gjatë fushatës zgjedhore këtë vit.

    Trump bëri premtimin për Partneritetin Trans- Paqësor në një video të publikuar në YouTube ku edhe nënvizoi prioritetet e 100 ditëve të para të tij pas ceremonisë së betimit më 20 janar.

    “Do të publikoj një njoftim për qëllimin e tërheqjes nga Partneriteti Trans Paqësor, një shkatërrim i mundshëm për vendin tonë”, tha Trump. “Në vend të tij do të negociojmë marrëveshje të drejta, dy palëshe që do të sjellin vende pune dhe do ta kthejnë industrinë në brigjet amerikane”.

    Presidenti në largim, Barack Obama, ka bërë përpjekje të mëdha për ta ratifikuar këtë marrëveshje, që do të zvogëloj taksat, do të heqë ndalesat tregtare dhe masat e tjera në 12 shtete.

    Por marrëveshja u shndërrua në një çështje të nxehtë gjatë fushatës zgjedhore, me Trumpin që kritikoi rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për mbështetje të saj dhe pastaj tërheqje.

    Porosia populiste e Trumpit pati jehonë në shumë rajone industriale të SHBA-së, që janë përballur me shkurtime të mëdha të vendeve të punës në industri duke fajësuar për këtë një tjetër marrëveshje, Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Amerikës Veriore.

    Tërheqja e Trumpit nga marrëveshja mund të ketë pasoja politike në shtetet e tjera.

    Duke folur gjatë një vizite zyrtare në Argjentinë, kryeministri i Japonisë,tha se marrëveshja mund të jetë e “pakuptimshme” pa pjesëmarrjen e SHBA-së, shkruan rel.

    Ai gjithashtu tha se marrëveshja nuk mund të rinegociohet.

    “Kjo do të trazojë balancin fundamental të përfitimeve”.

    Abe javën e kaluar u bë lideri i parë i huaj që takoi Trumpin që prej zgjedhjes së tij të papritur më heret gjatë këtij muaji.

    Shqetësimet janë shtuar në Japoni se Trump mund gjithashtu të vazhdojë në zbatimin e premtimit të tij zgjedhor se do të kërkojë nga Tokio që të paguaj më shumë për 50 mijë trupat amerikane të stacionuara në Japoni sipas një marrëveshjeje të sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark