Trumpi sugjeron kthimin e përshpejtuar të astronautëve të NASA-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trumpi sugjeron kthimin e përshpejtuar të astronautëve të NASA-s

    Insajderi
    29 January 2025 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ai i ka kërkuar, Elon Muskit dhe kompanisë së tij SpaceX që të kthejnë dy astronautët e NASA-s nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) sa më shpejt të jetë e mundur.

    “Kam kërkuar nga Elon Musk dhe ‘SpaceX’ që të sjellin dy astronautë të guximshëm që praktikisht u braktisën në hapësirë ​​nga administrata e (ish-presidentit të SHBA-së Joe) Biden. Elon do të jetë në rrugën e tij së shpejti. Shpresoj se gjithçka do të jetë e sigurt. Fat i mirë,”  ka shkruar Trump në rrjetin social Truth Social, raporton Reuters.

    Musk konfirmoi se Trumpi i kërkoi atij t’i kthente astronautët “sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Kërkesa e tij që Musk të përshpejtojë kthimin e astronautëve të NASA-s, Butch Wilmore dhe Sunny Williams, të cilët ishin planifikuar të ktheheshin në kapsulën SpaceX që nga gushti, është një ndërhyrje e pazakontë nga presidenti amerikan kur bëhet fjalë për operacionet e NASA-s, thekson agjencia.

    Willmore dhe Williams fluturuan me anijen kozmike Boeing Starliner verën e kaluar, por në vend të tetë ditëve të planifikuara, misioni i tyre u zgjat pothuajse në një vit për shkak të problemeve me sistemin e anijes. NASA tha se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore megjithëse nuk dihen ende të gjitha detajet se kur saktësisht do të kthehen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark