
Presidenti amerikan Donald Trump, tha të premten se besonte se Hamasi ishte gati për paqe dhe i tha Izraelit të ndalonte bombardimin e Gazës, pasi grupi militant palestinez deklaroi se ishte gati të lironte pengjet sipas planit të tij të armëpushimit.
“Bazuar në Deklaratën e sapo lëshuar nga Hamasi, besoj se ata janë gati për një PAQE të qëndrueshme. Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës, në mënyrë që të mund t’i nxjerrim pengjet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë!” postoi Trump në Truth Social.
“Tani për tani, është shumë e rrezikshme ta bësh këtë. Ne jemi tashmë në diskutime mbi detajet që duhen përpunuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Gazën, ka të bëjë me PAQEN e kërkuar prej kohësh në Lindjen e Mesme”
Deklarata e Hamasit erdhi disa orë pasi Trumpi kishte dhënë një afat deri të dielën vonë për t’iu përgjigjur planit të paqes që ai zbuloi më parë këtë javë në Shtëpinë e Bardhë ose do të përballej me “ferrin”.
“Lëvizja njofton miratimin e saj për lirimin e të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të mbetjeve – sipas formulës së shkëmbimit të përfshirë në propozimin e Presidentit Trump”, tha deklarata e Hamasit, duke shtuar se ishte gati të hynte në bisedime “për të diskutuar detajet”.