Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, tani janë në Romë, ndalesën e tretë në udhëtimin e tyre ndërkombëtar si president dhe zonjë e parë.
Pas një takimi herët në mëngjes me Papën Francis të mërkurën, çifti u fotografua në bazilikën e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, raporton The Huffingtonpost.
Presidenti dhe Zonja e parë vizituan kishën Sistine në Vatikan dhe kapën duart ndërsa po shikonin pikturën e Micheangelos, “Gjykimi i fundit”.
Mesa duket duhet fuqi hyjnore për t’i parë këta të dy për dore, edhe pse besimet e tyre fetare nuk janë tërësisht të qarta momentet e ndara së bashku në këto fotografi janë prekëse.
Pas disa ditëve të refuzimit nga zonja e parë të mbajë dorën e bashkëshortit, dy herë publikisht në Izrael e pastaj në Romë gjatë kësaj jave, ata duket se tani po shijojnë historinë e Vatikanit me hijeshi dhe emocion. /Insajderi.com