Ministria e Mbrojtjes në Shisinau tha se trupat amerikane do të arrijnë nga Rumania me disa dhjetëra automjete ushtarake të blinduara.
Rreth 165 trupa nga Moldavia gjithashtu pritet të marrin pjesë në ushtrime.
Ambasada amerikane në Shisinau tha se nga 3 maji e deri më 20 maj do të mbahen ushtrimet ushtarake, që përfshijnë operacione demolimi, evakuimi, trajtime mjekësore dhe mirëmbajtje të fushave.
Opozita pro-ruse e Moldavisë thotë se do të mbajë protesta për t’i kundërshtuar këto ushtrime.