Trupat e pajetë të dy të rinjve Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi, pritet të arrijnë sonte në aeroportin e Prishtinës. Kështu bëri të ditur konsulli i përgjithshëm i ambasadës së Kosovës në Munih të Gjermanisë, Naser Idrizi.
Sipas tij, prindërit dhe motra e Dijamantit kanë ardhur në Kosovë, ndërsa familjarët e Armelës janë nisur për të ardhur në vendlindje.
“Kam kontaktuar me familjen Zabërgja dhe janë në Kosovë, Naimi me gruan dhe vajzën. Edhe familja Segashi janë në atje. Sonte vonë arrijnë trupat e pajetë, ndërsa nesër bëhet varrimi i tyre”, tha Idrizi për Telegrafin.
Ndërkaq, trupi i pajetë i Sabina Sulajt do të varroset në Shqipëri pasi nënën e ka nga Shqipëria.
“Albina Sulaj është nga Shqipëria. Ende nuk e dimë se si do të zhvillohen procedurat”, tha ai.